Ka dhënë dorëheqje Kryeminstri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, disa orë pasi ka sugjeruar se Rusia ishte e përfshirë në puçin e pretenduar në ditën e
Ka dhënë dorëheqje Kryeminstri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, disa orë pasi ka sugjeruar se Rusia ishte e përfshirë në puçin e pretenduar në ditën e zgjedhjeve, duke akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.
Kryeministri Gjukanoviq tha të martën, 25 tetor, se ishte një ‘lidhje e fuqishme e një faktori të jashtëm’ me votimet e 16 tetorit, që u shënua me arrestimin e 20 personave të dyshuar për planifikim të sulmeve të armatosura ndaj Gjukanoviqit dhe mbështetësve të tij, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.
Zyra e prokurorit të Malit të Zi ka pretenduar se grupi i arrestuar ka planifikuar të sulmojë qytetarët përballë Parlamentit pasi të jenë shpallur rezultatet e zgjedhjeve, dhe pastaj të hyjë në ndërtesë dhe ta arrestojë Gjukanoviqin.
COMMENTS