‘Hekurani’ i ‘Tre gjermanëve të trashë’ prezanton familjen e tij (Foto)

‘Hekurani’ i ‘Tre gjermanëve të trashë’ prezanton familjen e tij (Foto)

Eminemi me këngë kundër Donald Trump (Video)
Almeda publikon pamje nga shtëpia në mesnatë, ja çfarë bënte me Tolgën (Video)

Krahas angazhimeve Adriani gjenë kohë për familjen e tij.

Disa vite më parë në vendin tonë u transmetua një serial vendor, i cili brenda një kohe të shkurtër arriti që të mbledhë një numër të madh të publikut.

Ishte ai seriali ‘Tre gjermantë e trashë’, pjesë e së cilit ishin aktorë të njohur të vendit.

Pjesë e këtij seriali në rolin e ‘Hekuranit’ ishte edhe aktori i njohur, Adrian Morina, i cili me rolin e tij si të kuzhinierit mblodhi rreth vetes fansa të shumtë.

Pas mbarimit të serialit, Adriani asnjëherë nuk u ndalë sa i përket angazhimeve në karrierë. Krahas angazhimeve të shumta që ka, aktori gjenë kohë që të kalojë edhe me familjen e tij.

Këtë ditë të vikendit, ai së bashku me bashkëshorten dhe fëmijët janë duke qëndruar në Shqipëri.

Nga Shkëmi i Kavajës ku më saktë ndodhet ai me familje, gruaja e tij në facebook ka publikuar disa fotografi të bukura.

Ndryshe, Adrian Morina është i martuar me gazetaren e njohur, Pranvera Munishin, me të cilën ka dy fëmijë, Hanën dhe Orikun.

Kujtojmë se Oriku tashmë është i njohur edhe nga seriali vendor ‘Çka ka shpia’, në të cilin ka luajtuar rolin e ‘Andi’

COMMENTS