Hedhet mbi publik, por këngëtares i griset fustani prapa (Video)

Të shumta kanë qenë edhe incidentet, shpesh dhe të rrezikshme, ngaqë skena është gjithmonë e paparashikueshme për artistët.

Shumë nga artistët përpiqen që t’i elektrizojnë fansat që i ndjekin pas nëpër koncerte.

Kështu veproi edhe këngëtarja meksikane, Ariadna Thalia Sodi Miranda, që konsiderohet si ‘mbretëresha’ latine e muzikës pop.

Gjatë performancës së saj në një koncert në Miami ajo u hodh mbi publik. Në pamje të parë dukej elektrizuese, por me t’u kthyer sërish në skenë fustani i këngëtares ishte hapur tërësisht prapa.

Ajo u përpoq ta mbante të mbërthyer fustanin me duar, ndërsa shihet duke ftuar spektatorët për ta asistuar.

Më në fund një burrë që duket të jetë nga stafi i saj, shihet teksa përpiqet t’i mbërthejë fustanin, ndërsa këngëtarja vazhdonte të këndonte. Megjithatë përpjekja rezultoi e kotë.

Yllit të popit iu desh të ‘maskohej’ si të mundej për të mbaruar shfaqjen.

COMMENTS