Haziri: Të martën votohet Demarkacioni

Haziri: Të martën votohet Demarkacioni

Sot dy seanca të Kuvendit, një vazhdim e një e rregullt
Aida Dërguti tregon nëse do të largohet nga Vetëvendosje

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është edhe nënkryetar i LDK-së tha sot se demarkacioni i kufirit me malin e Zi do të votohet ditën e marte në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë një debate me studentët dhe stafin akademik të Kolegjit AAB, ai foli për qeverisjen në Komunën e Gjilanit, miratimin e ligjeve të reja që do t’i ndihmonin kësaj komune në zhvillimin ekonomik dhe arsimor e çështje të tjera me të cilat preokupohen qytetarët e Komunës së Gjilanit.

‘Falënderoj shumë AAB që ka mbështetur studentët e Gjilanit, nga të cilët 16 me bursë njëvjeçare dhe 5 të tjerë me bursë të plotë studiojnë këtu’, tha Haziri. Kryetari gjilanas, që njëherësh është edhe nënkryetar i LDK-së, ka folur edhe për zhvillime aktuale politike në vend.

Ai ka përmendur edhe çështjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, që sipas tij do të votohet të martën në Kuvendin e Kosovës. ‘Ligji me malazezët është vendimi ma i lehtë që Kosova do ta ketë të martën. Demarkacioni do të votohet! Nëse ky ligj për tri vjet e gjysmë nuk ka arritur të miratohet, imagjinojeni sa të rëndë e kanë vendimin e dytë – miratimin e statutit të komunave me shumicë serbe, që duhet ta miratojë Qeveria, jo Kuvendi’, ka thënë Haziri.

Duke folur për zgjedhjet brendapartiake në LDK që do të mbahen në vitin 2019, Haziri nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë që ai të jetë në krye të këtij subjekti politik. ‘Duke e pasur parasysh gjendjen e kryetarit të LDK-së, mungesën e tij për këtë kohë, në qershorin e vitit të ardhshëm do të jenë zgjedhjet e rregullta politike dhe njëri ndër kandidatët mund të jem edhe unë definitivisht, por për momentin nuk e kemi në agjendë’, ka deklaruar Haziri.

COMMENTS