Haziri: Me PDK-në kurrë në Qeveri

Lista Serbe s’kthehet në qeveri, pret zgjedhje të reja në Kosovë
Shefi i AKI-së duhet të zgjidhet para 1 Majit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se me PDK-në nuk do të kenë asnjë bashkëpunim dhe nuk vjen në konsideratë mundësia për të formuar Qeverinë me këtë parti.

Në një debat televiziv, Haziri tha se me PDK-në nuk do ta bëjnë koalicion në asnjë mundësi, madje as me ndërmjetësues ndërkombëtar.

‘PDK nuk është treguar mirënjohëse për asnjë veprim, kurse ju kemi tregu që për ta do të flasim në publik çdoherë, dhe ne veç sa kemi filluar me fol në publik’, tha Haziri dhe shtoi se PDK nuk ka mundësi negociu me LDK-në. ‘Nuk ka as bashkëpunim, nëse ata flasin në televizor, ne do ta shkyçim televizorin’.

‘Çdo situatë që e çon PDK-në në skajin e vdekur politik, ne do të jemi për bashkëpunim’, tha Haziri në pyetjen nëse do t’i bashkoheshin ftesës së Vetëvendosjes.

COMMENTS