Haziri: Më 28 nëntor bëhet zbulimi i shtatores së Idriz Seferit

Haziri: Më 28 nëntor bëhet zbulimi i shtatores së Idriz Seferit

Phillips: Kosova kurrë nuk do të jetë nën kontrollin e Serbisë
Dialogu Prishtinë – Beograd tani në nivel presidentësh?

Më 28 Nëntor 2017 Ditën e Flamurit, do të bëhet zbulimi i përmendores së heroit të kombit, Idriz Seferi, e cila do të qëndroj në një vend ideal në qendër të qytetit dhe do kujtohet përherë si njeri i madh, luftëtar i denjë dhe prijës i vendosur në rezistencën e fuqishme për lirinë e tokave shqiptare.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pas takimit me Komisionin Komunal për shënimin e vitit të Idriz Seferit dhe përzgjedhjen e skulpturës për ndërtimin e shtatores së Idriz Seferit, ka thënë se gjithçka është në kuadër të përgatitjeve, për festën e 28 Nëntorit në Gjilan.

“Komisioni komunal ka për detyrë që të bëjë vlerësimin e ofertave të realizuara në skulpturë, për shtatoren që i kushtohet heroit kombëtar Idriz Seferi. Familja Idrizi, është bashkëpunuese sikur gjithnjë që kjo vepër, kjo histori dhe personaliteti fizik i Idriz Seferit të prezantohet fuqishëm në mënyrë sa më reale për qytetarët e Gjilanit dhe vizitorët e tjerë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, ARS Club “Beqir Musliu”, me mbështetje të Komunës së Gjilanit ka të përgatitur tashmë edhe kalendarin letrar dhe me 24 qershor hapet konkursi letrar në poezi, tregime dhe ese, që i kushtohen kolosit Idriz Seferi, me hapjen simbolike të Trekëndëshin Poetik të Paqes, ndërsa po të njëjtën ditë ndahet çmimi letrar “Beqir Musliu”.

COMMENTS