Haziri e uron Kosovare Rrustemin, deputete komunale në Zvicër (Foto)

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar gjilanasen, Kosovare Rrustemi, e cila së fundi është zgjedhur deputete komunale e Derendingenit në kantoni

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar gjilanasen, Kosovare Rrustemi, e cila së fundi është zgjedhur deputete komunale e Derendingenit në kantonin e Solothurnit në Zvicër.

‘E uroj përzemërsisht Kosovaren për këtë sukses të jashtëzakonshëm, familjen Rrustemi dhe vëllain e saj, boksierin Erzen Rrustemi, që është Nderi i Qytetit të Gjilanit,’ ka shkruar ai në Instagram.

Ajo është shqiptarja e parë dhe e vetmja deri më tani e zgjedhur asamabliste në Solothurn.

Në një prononcim të saj menjëherë pas shpalljes së rezultateve, ajo tha që ndihet e lumtur se krahas mbështetjes së votuesve zviceranë, nuk i mungoi as mbështetja e shqiptarëve.

COMMENTS