Haxhi Krasniqi kampion Interkontinental në WBO e WBA

Ndeshja Kosovë – Islandë me 13 masa policore
Goli i Shaqirit më i miri, EA Sports ka një befasi për të (Video)

Boksieri kosovar me nënshtetësi gjermane Robin Haxhi Krasniqi ka arritur të fitojë titullin Interkontinental të versionit WBO dhe WBA në peshën Super të Mesme duke mundur me pikë Jurgen Doberstein përpara publikut të tij në Saarbruecken.

‘Gjithmonë do të luftoj me shpirt dhe me zemër kuq e zi. Faleminderit për përkrahjen. Ju dua shumë’, ka thënë boksieri nga Juniku pas meçit.

Krasniqi, në ndeshjen e tij të parë në këtë peshë, mori fitoren e 46-të në karrierë duke e mundur në të gjitha aspektet rivalin e tij, që madje i rezistoi një rrebeshi grushtesh në raundin e 11-të, por pa mundur të evitojë dot humbjen pasi Krasniqi u pa dukshëm superior duke fituar dhe dy gjerdanë të artë nga kjo përballje, pas vendimit të gjyqtarëve që e shpallën fitues Krasniqin me pikë.

COMMENTS