Hasi: Jam nga Kosova, Shqipëria – Tifozët: ‘Kosova është Serbi’

Hasi: Jam nga Kosova, Shqipëria – Tifozët: ‘Kosova është Serbi’

Gjashtë yjet që gjatë verës do të jenë lojtarë të lirë (Video)
Në Pejë fillon punën shkolla e futbollit ‘Arena Sport’ e udhëhequr nga Ilir Nallbani (Foto)

Besnik Hasi, trajner i Olimpiakosit, Greqi, me lojtarët e ekipit të vet ka bërë provën e përgjithshme.

Dje, ekipi i tij është ndeshur me ekipin e superligës greke Asteras nga Tripolisi dhe ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1:1.

Duke njoftuar për këtë, ‘novosti online’ thotë se ‘trajneri Hasi nuk është në të njëjtat valë me fansat e ekipit të tij’.

‘Unë jam nga Kosova, nga Shqipëria’, ka thënë Hasi gjatë promovimit të vet para lojtarëve.

Por , në prag të duelit, transmeton ky medium serb, i cili habitet pse Besnik Hasi kudo e thekson me krenari përkatësinë e vet etnike, shqiptare, tifozët kuq e bardhë të Olimpiakosit, të cilët kanë paralajmëruar duele me Partizanin e Beogradit në Ligën e Kampionëve, ndër parulla të tjera kanë pasur edhe atë ‘Kosova është Serbi’.

COMMENTS