Hashim pse nuk e vizitove edhe Zahaqin

Gruaja e Ukës, Blerta Rugova e godet Isa Mustafën!
Financial Times: Shqipëria rrezikon të rrëshqasë në kaos

Nga Gurakuç KuçiGurakuç Kuçi

Thaçi gjatë vizitës së bërë fshatit Gorazhdec të komunës së Pejës, në krye të lapidarit shkruan se të vrarët janë viktima të ‘terroristëve shqiptarë’.

Fshati Gorazhdec i cili u vizitua nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, dhe fshati Zahaq ku janë të masakruar 22 vetë gjatë luftës së fundit, janë në kufi me njëra-tjetrën dhe të dyja këto i ndanë vetëm një lum jo edhe aq i madh, sa për të qenë e pamundshme për tu kaluar.

Krimin të cilin e nderoi presidenti Thaçi, është një krim aq mizor dhe i ulët, sa ishin bërë shumë manovra asokohe nga serbët e Kosovës dhe qeveria e Serbisë, që ky krim tu mveshej shqiptarëve si krim ndëretnik, por që nuk u arrit assesi të argumentohej fajësia e shqiptarëve. Ta kemi parasysh se Serbia nuk fajëson individ për krime, por të gjithë shqiptarët.

Ky rast nuk u zbardh asnjëherë, por më vonë do të pranohej edhe nga dy misionarë të lartë të UNMIK-ut në librin ‘Paqe me çdo kusht – Si dështoi bota në Kosovë’, se faktet dërgonin drejt një krimi të bërë nga vetë serbët, të orkestruar që fajin të ua hidhnin shqiptarëve. Andaj sipas tyre, këto arsye shtynë në mos zbardhjen e rastit më tutje.

Me 14 maj 1999 pikërisht në ditët e masakrave në Qyshk dhe Pavlan të Pejës, po atë ditë u masakruan edhe 22 vetë nga fshati Zahaq, fqinjë me Gorazhdecin, rreth 5-6 km nga qyteti i Pejës. Kjo masakër aq rëndë u bë, sa nuk kishin zgjedhur as moshë e gjini, e madje një prindi ia kishin masakruar pesë djem, një tjetri tre e kështu duke prekur pothuajse të gjitha familjet.

Në Zahaq madje ka pasur edhe të burgosur, mbi 60 vetë, ku njëri prej tyre isha edhe unë.

Hashim Thaci ne Gorazhdevc

Por presidenti Thaçi i cili duhet të shpreh unitetin e popullit, nuk mori mundin të vijë të vizitoj edhe Zahaqin, aty ku krimi serb është i pastër si loti, por shkoi atje dhe iu përkul një pllake ku gjykon pa fakte shqiptarët si krim bërës, ashtu si në Grackë që bëri të njëjtën gjë.

Nëse ai vërtet po dëshiron që të vizitoj edhe kosovarët minoritar, se di sa është i njoftuar, se në Kosovë ka të vrarë e masakruar, edhe nga komunitetet tjera pakicë, e pikërisht në Zahaq është i masakruar edhe një rom.

Thaçi po tenton ta rregulloj imazhin tek serbët, e ndoshta edhe tek bashkësia ndërkombëtare, por po i harron shqiptarët dhe komunitetet e tjera, të cilët ishin viktimat e luftës së fundit.

Serbët nga fshati Gorazhdec kanë një lëvizje të lirë, ata lëvizin lirshëm në gjithë Pejën sot dhe askush nuk i prek, por përse sovranit nuk i ra ndërmend që nga Gorozhdeci të flet edhe për institucionet kriminale (paralele) serbe që gjenden aty? Pse nuk provoi ai njëherë të paguaj në postë se çfarë monedhe përdoret aty?

Nuk mund të ketë në Kosovë as unitet, as paqe, e as multietnicitet, kur bëhen diskriminime të tilla. Shpesh si shembull të multietnicitetit marrin Zvicrën, ata janë multietnik, por secili në vendin e vet me aq sa i takon, kur secili merr pjesën e vet, aty nuk ka hatërmbejtje, e kush kërkon më shumë është shovinist.

Hashim, pushteti asnjëherë nuk të ngopi… kur je i uritur nuk je vetvetja.

COMMENTS