Harrojeni asfaltin! Kështu do të jenë rrugët e së ardhmes (Video)

Shitet diamanti ‘Ylli rozë’ (Video)
Hotelet më të mira të vitit 2017 (Video)

Holanda mund të bëhet e para që do të shtrojë rrugë nga shishe të plastikës, gjë që do ta lehtësonte punën e shtrimit të rrugëve dhe do të ishte 3 herë më i qëndrueshëm se asfalti.

Kompania ndërtimore ‘VolkerWessels’ pati shpalosur një plan ku sipërfaqja e rrugës ndërtohet nga plastika e ricikluar, e cila sipas tyre kërkon më pak mirëmbajtje se asfalti dhe se mund të përballoje temperatura -40 gradë celsius dhe 80 gradë celsius, përcjellë zico.tv

Sektoret mund të prodhohen në një fabrikë dhe mund të transportohen në vendin ku ka nevojë, duke ulur kështu kohën e ndërtimit në vendin e ngjarjes, gjë që do të rezultonte edhe në një trafik më pak të ngjeshur.

Hartuesit e projektit janë shumë pozitiv dhe besojnë që shumë shpejt do të arrijnë ta realizojnë edhe provën e parë, ndërsa, mendojnë se pikërisht Roterdami është një qytet i duhur, i cili ka në dispozicion dhe ofron vende për të provuar eksperimente të tilla.

COMMENTS