Haradinajt i dështon aterrimi në Prishtinë, nga Shkupi kthehet me veturë

Haradinajt i dështon aterrimi në Prishtinë, nga Shkupi kthehet me veturë

Aeroplani i ‘Wizz Air’ nga Sofja e Bullgarisë, në të cilin ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbrëmë pas mesnate ka dështuar të aterrojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, raporton Koha.net.

Burimet e portalit Koha.net kanë thënë se aeroplani pas disa tentimesh nuk ka arritur të aterrojë në Prishtinë dhe është detyruar të ulet në Shkup. Nga Maqedonia është bërë transporti i organizuar i të gjithë udhëtarëve me autobus.

Këto burime i kanë thënë portalit se kryeministri Haradinaj nuk ka qenë në autobus, por ka arritur në Prishtinë me veturë zyrtare.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, Haradinaj dhe ekipi i tij nuk ka mundur të aterrojë të martën pasdite në Prishtinë.

Fluturimi W67792 i WizzAir nuk aterroi në kryeqytet as pas tri tentimesh, dhe përfundimisht ka aterruar në Sofje të Bullgarisë

I pari i ekzekutivit ishte në Londër për takimin e BERZH-it me kryeministrat e rajonit.

COMMENTS