Haradinaj uron Pashkët: Festë që na frymëzon për dashuri

Haradinaj uron Pashkët: Festë që na frymëzon për dashuri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Festën e Pashkëve.

Përmes një adresimi në Facebook-un e tij, Haradinaj thotë se kjo festë frymëzon për dashuri dhe rrëfen mrekullinë e ringjalljes.

Postimi i plotë:

Shqiptarët kanë traditë mijëvjeçare të Pashkëve, kësaj feste që na frymëzon për dashuri dhe që na rrëfen mrekullinë e ringjalljes.

Uroj që kjo festë, të na gjejë unikë, të sjellë bekim e begati në çdo familje.

Motra e vëllezër të besimit katolik dhe miq ndërkombëtar, për shumë mot Pashkët!

COMMENTS