Haradinaj u premton investitorëve turq lehtësira në Kosovë

Haradinaj u premton investitorëve turq lehtësira në Kosovë

Një familje me tri garuese, për tri parti të ndryshme (Foto)
Dhjetëra të vdekur nga shpërthimi në një termocentral në Indi

Kryeministri i Ramush Haradinaj u ka premtuar lehtësira tatimore dhe krijimin e klimës për investimet e huaja direkte, investitorëve turq.

Haradinaj sot ka takuar Ahmet Çalik, drejtor ekzekutiv dhe themelues i grupit Çalik Holding, Nihat Ozdemir, themelues dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë Limak, Haldun Kokturk, anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshef Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ si dhe përfaqësuesit e KEDS-it, në Kosovë, duke vlerësuar punën e tyre.

Pasi e përgëzuan kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës së të parit të Qeverisë dhe për ndërtimin e institucioneve të reja të vendit, përfaqësuesit e këtyre kompanive e njoftuan kryeministrin për projektet e tyre në të ardhmen.

Nihat Ozdemir dhe Ahmet Calik, vlerësuan rolin dhe gatishmërinë e kryeministrit Haradinaj, në fuqizimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me fokus të veçantë për investimet në Kosovë. Ata i premtuan kryeministrit se do të zgjerojnë edhe më tutje zhvillimin e biznesit, duke sjellë edhe investitorë tjerë turq dhe ndërkombëtar.

Haldun Kokturk, anëtar i Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshef Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, e njoftoi kryeministrin Haradinaj për planet për zgjatjen e pistës së aeroportit dhe për zgjerimin e infrastrukturës, duke thënë se duan të jenë më të mirët në rajon.

Edhe përfaqësuesit e KEDS-it i premtuan angazhim maksimal në përmbushjen e misionit të tyre, furnizim më të mirë të vendit me energji elektrike.

COMMENTS