Haradinaj u kërkon Partive Popullore Evropiane mbështetje në liberalizimin e vizave

Haradinaj u kërkon Partive Popullore Evropiane mbështetje në liberalizimin e vizave

Kosova është e përkushtuar që të përmbushë të gjitha obligimet e saja për t’u përafruar me agjendën evropiane dhe rruga e saj e vetme është integrimi

Kosova është e përkushtuar që të përmbushë të gjitha obligimet e saja për t’u përafruar me agjendën evropiane dhe rruga e saj e vetme është integrimi euro-atlantik. Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, pasi priti në takim Delegacionin e Partive Popullore Evropiane, kryesuar nga Andrey Kovatchev, Asim Ademov dhe Elmar Brok.

Haradinaj, siç thuhet në komunikatë nga zyra e tij, njoftoi përfaqësuesit e Parlamentit Evropian për të arriturat e vendit në fuqizimin e sundimit të ligjit, nismën për reformën në administratën publike, në avancimin e raporteve për një fqinjësi të mirë, nevojën e përmbylljes së bisedimeve me Serbinë dhe progresin e arritur në fushën ekonomike të vendit.

‘Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është vital për stabilitetin, sigurinë dhe progresin e vendit dhe të tërë rajonit. Mbështetja e partive popullore për Kosovën në Parlamentin Evropian është i rëndësisë së veçantë që rrugëtimi ynë të rezultoi me sukses’, tha Haradinaj, duke shtuar se Bashkimi Evropian duhet t’i hap rrugë Kosovës për anëtarësim në familjen evropiane të cilës i takojmë dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë.

Haradinaj konfirmoi para delegacionit të Partive Popullore Evropiane që Kosova po përmbushë agjendën e saj evropiane dhe kërkoi nga ta mbështetjen në procesin e liberalizimit të vizave.

Përfaqësuesit e Partive Popullore të Parlamentit Evropian përgëzuan Kryeministrin e Kosovës për të arriturat e vendit në këto vite të ekzistencës si shtet dhe ofruan mbështetjen e tyre në proceset e integrimit të vendit.

COMMENTS