Haradinaj: Telekomi duhet të shpëtohet nga bankrotimi, ulja e pagave në të mirë të tyre

Haradinaj: Telekomi duhet të shpëtohet nga bankrotimi, ulja e pagave në të mirë të tyre

Paraburgim për 6 turqit e depërtuar nga Kosova
56 vjet nga vdekja e mbretit Zog

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur pas mbledhjes së Qeverisë për krizën që është aktualisht Telekomi i Kosovës.

tha se Qeveria nuk ka dëshirë të ulë pagat e askujt por duhet të shpëtohet kompania.

Sipas tij, bankrotimi eventual është lajm i keq për këtë kompani.

Ai tha se do të bëjnë gjithçka që është e mundur, reduktimin e shpenzimeve të tepërta, të ndalen humbjet edhe njëkohësisht mundësi të uljes së pagave, transmeton kp.

‘Punëtorëve ndoshta nuk iu bjen shumë të ulen, por menaxhmentit. Nuk besoj 40 për qind, por nëse kërkohet për 10 për qind për punëtorët e 20 për qind për menaxhment, është në të mirën e tyre, në mënyrë që të mos bankrotojë. Kur të kthehen në këmbët e veta, mund të kthehen pagat prapë’, tha Haradinaj.

Kryeministri përsëriti se në qershor do të jepet besimi pozitiv për liberalizimin e vizave.

Sipas tij ky vlerësim do të kalojë prapë nëpër institucionet e BE-së dhe nevojitet aprovimi i vendeve veç e veç.

‘Kemi porosi të qarta që qytetarët e vendit e meritojnë lëvizjen e lirë. Unë iu them të gjitha vendeve të BE-së, prej Kosovës nuk ju vjen krim, nuk ju vijnë azilantë por vetëm lëvizje dhe shkëmbime. Pra po bëhet fjalë për shkëmbim, jo për emigrantë apo krim. Unë mendoj që vetëm qytetarët e rregullt, studentet, rinia, kultura, sporti, biznesi, ata do të udhëtojnë’, tha kryeministri Haradinaj.

COMMENTS