Haradinaj takon ambasadorin O’Connell, bisedojnë për formimin e Qeverisë

Haradinaj takon ambasadorin O’Connell, bisedojnë për formimin e Qeverisë

Freedom House: Kosova pjesërisht e lirë
Grupet parlamentare të Kuvendit të ri, ja emrat e deputetëve

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, me të cilin ka biseduar për çështjen e konsolidimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Haradinaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se e ka siguruar ambasadorin O’Connell, për angazhimin e tij dhe të partnerëve për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çështjeve, që kërkojnë zgjidhje urgjente, që nga sundimi i ligjit, proceset integruese e deri te zhvillimi ekonomik i vendit.

‘Sot pata kënaqësinë ta pres në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, me të cilin folëm për procesin zgjedhor dhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës. E sigurova Ambasadorin O’Connell, për angazhimin maksimal timin dhe të partnerëve, për krijimin e Qeverisë së re dhe për adresimin e çështjeve, që kërkojnë zgjidhje urgjente, që nga sundimi i ligjit, proceset integruese e deri te zhvillimi ekonomik i vendit. I përcolla mirënjohjen time për angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetjen e Kosovës dhe proceseve të saj demokratike dhe njëkohësisht kërkesën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar’, ka shkruar Haradinaj.

COMMENTS