Haradinaj: S’ka krizë politike, por një ndalesë (Video)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në emisionin ‘Debat’ në RTK, deklaroi se aktualisht nuk ka krizë politike dhe se deputetët së shpejti do të reflektojnë.

Ai tha se ka pasur një betejë publike e hershme se kush ka të drejtë ta formojë Qeverinë, pra beteja është se kush ta formojë qeverinë mes VV-së dhe PAN-it, pra nga Albin Kurti pa përfill rregullat në bazë të cilave kemi marrë pjesë në zgjedhje dhe ku ka fituar PAN-i.

Pra sipas tij, PAN-i ka dal fituese dhe ka marrë të drejtën e para formimit të institucioneve dhe është e pakuptimtë ti bëhet një ftesë vetëvetes për formimin e institucioneve dhe për mos me ardhur deri te formimi I qeverisë ata kanë bllokuar kryeparlamentarin.

‘Pra është një luftë për pushtete pra është e hershme dhe e parakohshme, ajo është e dyta dhe e pamundur të vjen partia e dytë në rend me kalu të parën, mund të shkruajmë si të duam dëshirën por rregullat janë tjera’.

Ajo ftesë që ja bëjnë vetës për ta formuar Qeverinë sipas Haradinajt, vjen vetëm nëse dështon PAN-i. ‘Nuk e di pse ata frikësohen, ta shohin një herë se a po dështon PAN-i, e pastaj ta marrin në dorë. Por ata e dinë se Qeveria Haradinaj do të ndodhë dhe është e pashmangshme për këtë arsye po krijojnë probleme me kryeparlamentarin’.

Kreu i AAK-së, tha se kemi shumë punë për të bërë është edhe çështja e energjisë elektrike, e shumë probleme tjera që na presin. Pra nuk ka ndryshime të mëdha nëse thonë se bashkëpunimi me PDK-në nuk është mirë, por është mashtrim, sepse ‘Unë pikërisht jam sakrifikuar për një gjë të till’.

Haradinaj tha se Vesli është kandidat serioz dhe parimor, por nuk është qëllimi këtu, por frika e krijimit të Qeverisë dhe vazhdimi i proceseve në vend. Sikur të fitonte VV-ja ai tha se do të respektonte procesin zgjedhor, por nuk është e drejtë tash ata të sillen në këtë mënyrë.

Sa i përket deklaratës së Isa Mustafës që të respektohet Kushtetuta…, Haradinaj tha se nuk ka drejtë askush të bëjë propozime për këtë çështje, por të drejtën ekskluzive dihet kush e ka.

Se a ishin deputetët të lirë të votonin dje, Haradinaj tha se është e vërtetë historike që ka qenë i afërt me presidentin Rugova dhe me familjen e tij, pra ka qenë gjithmonë pranë familjes dhe deri në vdekjen e Rugovës. ‘Kam qenë në ato momente me zonjën e parë Fane Rugova dhe Mendimin e Ukën, tash me rejat Blerinën e Blertën. Është e vërtët se Teuta nuk e ka zor me votu Ramush Haradinajn, pra është e ultë që t’i thuhet asaj të mos më votoj… Pra për Teuta Rugovën vajza e atij që më ka dhënë dorën, më ka fut në shtëpi është diçka normale të më votoj’.

Pra sipas tij, është e drejtë e saj ta votojë, po ashtu ai tha se e njeh edhe Labinot Tahirin dhe e kam pritë që do ta bëjë edhe një hap më tutje, por është e drejta e tij. ‘U bëjë thirrje atyre deputetëve që mos të vonojnë proceset dhe ta votojnë kryeparlamentarin dhe të formohet Qeveria që të vazhdojmë me proceset dhe problemet që janë aktualisht’.

Haradinaj tha se ka bërë një plan qeverisës dhe nuk është duke humbur kohë në këto ditë, në momentin që të formohet Qeveria ai të fillojë me punën. ‘Është e vërtet që VV është rritur, por nuk ka fituar dhe nuk mund të formojë institucione, pra është e pakuptimtë që të bllokojnë’.

Haradinaj tha se ka bërë një plan qeverisës dhe nuk është duke humbur kohë në këto ditë, në momentin që të formohet Qeveria ai të fillojë me punën. ‘Është e vërtet që VV është rritur, por nuk ka fituar dhe nuk mund të formojë institucione, pra është e pakuptimtë që të bllokojnë’.

Ai tha se i bënë thirrje Pacollit, Mimoza Kusari-Lilës, Ilir Dedës e po ashtu LDK-së por edhe VV-së që mos ta vonojnë vendin se është gabim, por njëkohësisht të mos mendojnë se ka ‘hajgaregjinjë’, dhe vetë Haradinaj thotë se nuk është i tillë.

‘Nëse e kanë at dert se unë ndikohem nga Lista serbe apo Beogradi dhe nëse Haradinaj e lejon me qenë i ndikuar, të vijnë shqiptart e ta shpëtojnë vendin nga unë, por të lexojnë pak historinë dhe ta dinë se kush është Haradinaj dhe çka ka bërë për vendin’.

COMMENTS