Haradinaj shpreh bindjen se vizita e Zaevit do t’i thellojë marrëdhëniet

Haradinaj shpreh bindjen se vizita e Zaevit do t’i thellojë marrëdhëniet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se nesër në Kosovë do të qëndrojë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Haradinaj është i bindur se kjo vizitë do të thellojë marrëdhëniet mes dy vendeve duke avancuar të gjitha temat pavarësisht ndjeshmërisë së tyre.

‘Nesër e mirëpres kryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, si shenjë e vullnetit të mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të vendit tonë dhe Republikës së Maqedonisë. Jam i bindur se kjo vizitë do të thellojë marrëdhëniet tona, duke avancuar në të gjitha temat, pavarësisht se sa mund të jenë të ndjeshme ato’, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri më tutje ka shtuar se qytetarët duhet t’u japin hapësirë në ndërtimin e marrëdhënieve. ‘Si Kryeministër i vendit, do të përfaqësoj denjësisht popullin dhe shtetin e Kosovës në ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme, kurse qytetarët e vendit duhet të na japin hapësirën dhe respektin e nevojshëm që ne t’i thellojmë këto raporte dypalëshe’, ka shkruar më tutje Haradinaj.

COMMENTS