Haradinaj: Shihemi shpejt në Kosovë – S’na trembin fletarrestet e Milosheviqit

Dhjetë persona dyshohet se vdiqën nga gripi në Kosovë, familjarët nuk lejuan obduksionin
Ushtari i rilindur i UÇK-së… Serbët i vranë familjen, prind pas 20 vitesh (Video)

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur keqardhjen sesi disa shtete respektojnë ende vendimet e ish-regjimit të Milosheviqit, në një kohë që shumë të tjera janë ndarë përfundimisht prej tij.

‘Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë ‘poternicat’ e tyre.

Ish-kryeministri i Kosovës, i cili ka fituar dy herë pafajësinë në Gjykatën ndërkombëtare Penale të Hagës, përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, shprehet se gjithsesi, ‘ne si popull dhe si individë nuk i jemi trembur tankeve të Milosheviqit, e jo më t’i trembemi fletarresteve të lëshuara prej tij’.

‘Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës: Rrugën e shtetit të Kosovës nuk do të mund ta ndalë askush’, thekson më tej Haradinaj, sipas të cilit kosovarët as nuk i kanë rënë në qafë dikujt, e as nuk do të lejojnë që t’u bie në qafë dikush.

Statusin e tij në rrjetin social, kreu i AAK-së e mbyll me ‘do të takohemi shpejt në Kosovë’.

COMMENTS