Haradinaj: Shembja e kufirit në Koshare, dëshmi që shqiptarët nuk pranojnë robëri

Haradinaj: Shembja e kufirit në Koshare, dëshmi që shqiptarët nuk pranojnë robëri

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Koshare dhe në tubimin përkujtimor, në kuadër të manifestimit tradicional ‘Ditët e Shqipes’, për nder të betejës së Koshares.

Haradinaj tha se shembja e kufirit ndërshqiptar në Koshare i ka ndërruar rrjedhën historisë dhe është dëshmi se shqiptarët asnjëherë nuk e pranojnë robërinë.

‘Në ecjen tonë deri në liri kemi parë tmerre të panumërta, por kemi parë edhe trimëri të papërsëritshme. Lufta çlirimtare, ëndrrën e shumë brezave për liri, e bëri realitet. Falë gjakut të atyre që u flijuan, ky shekull është i shqiptarëve të bashkuar e të integruar në familjen e popujve të lirë’, ka thënë Haradinaj.

‘Përulemi sot para të gjithë dëshmorëve të Brigadës 138 ‘Agim Ramadani’, brigada që në memorien shtetërore të Kosovës është kurorë lavdie, e unitetit dhe guximit shqiptar. Lavdi e përjetshme!’, përfundoi Haradinaj.

COMMENTS