Haradinaj sërish përpara gjykatës në Francë

Haradinaj sërish përpara gjykatës në Francë

Ja kur do të jetë e gatshme Autostrada Prishtinë – Hani i Elezit
Brengosje për ngrohjen masive të Pinguinëve të posalindur

Gjykata franceze në Colmar të enjten pritet të marrë një vendim në lidhje me rastin Ramush Haradinaj.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i partisë politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte.

Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Pas seancave gjyqësore më 9 shkurt dhe 2 mars, tani vendimi i ri për Haradinajn do të dihet me 6 prill.

Në një bisede për Radion Evropa e Lirë, Haradinaj nuk shprehet shumë optimist se në seancën e radhës mund të ketë ndonjë vendim pozitiv për të.

‘Është seancë ballafaquese. Prokurori do të paraqes të gjeturat përfundimtare, pse janë përmbushur kriteret për ekstradim në Serbi, ndërsa ne, mbrojtja do të paraqesim argumentet që kjo kërkesë është e pa bazuar, e motivuar politikisht, s’ka bazë ligjore dhe duhet të hidhet poshtë’.

Teorikisht ekziston mundësia e vendimit, por në bazë të praktikës së deritanishme të vonesave, pra, mund të pritet që vendimi të shtyhet edhe për ditë apo javë’, tha Haradinaj.

Ai ka përsëritur se pafajësia e tij është vërtetuar dy herë me proceset gjyqësore ndaj tij të zhvilluara në Tribunalin e Hagës. Haradinaj mendon se ndalesa e tij nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, por siç thotë ai, ‘krejt kjo çështje është politike’.

‘Baza e ndalimit tim është krejtësisht politike. Do të thotë aktakuza burimin e ka në vitin 2014, një aktakuzë që është nisur para proceseve gjyqësore që i kam kaluar në Tribunalin e Hagës.

Në të vërtetë këto gjëra në Francë ndodhin, procesi është gjyqësor, por baza e këtij procesi është krejtësisht politik’, tha Haradinaj.

Sidoqoftë, ai tha se respekton dhe beson në drejtësinë ndërkombëtare.

‘Pra, respektoj ligjin ndërkombëtar, por nuk e njoh juridiksionin e Serbisë mbi mua. Këtë juridiksion të tashëm dhe të atëhershëm. Ne i kemi nda rrugët me të. Shikojeni absurdin, presidenti i qeverisë, i zgjedhuri ishte ministër i qeverisë së Millosheviqit në kohën kur ka ndodhur gjenocidi në Kosovë, ka thënë Haradinaj.

COMMENTS