Haradinaj rrugës për në shtëpi

Thaçi kujton 19-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë
Deputetja që pretendon protagonizmin përmes Veselit, e kishte akuzuar gabimisht edhe për vrasje

Ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj duket se ka marrë rrugën për tu kthyer në shtëpi, pas katër muajsh qëndrimi në Francë, në pritje të një vendimi gjyqësor.

Të paktën kështu ka thënë konsulli i Kosovës në Francë, Edon Cana i cili ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook.

Në këtë fotografi shihet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, konsulli Cana, dhe avokatja mbrojtëse e Haradinajt në Francë, Rachel Lindon.

Edhe zyrtarë të AAK-së kanë bërë të ditur se sot presin kthimin e Haradinajt në Kosovë.

Gjykata franceze në Colmar ka marrë vendim që të liroj ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, mbi të cilin rëndonin akuzat e autoriteteve të Serbisë për, siç thuhej, krime lufte të kryera në periudhën e viteve 1998-1999.

Pas katër muajve, sa është mbajtur në Francë, Gjykata në Colmar, ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Pas marrjes së vendimit, Haradinaj është paraqitur para gjykatës, ku e kanë pritur disa simpatizantë të tij dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

‘Procedura u mbyll, është refuzuar kërkesa e Serbisë. Pres ta marr pasaportën dhe jam i lirë, do të kthehem në Kosovë’, ka thënë Haradinaj.

‘Janë humbur katër muaj kohë, nuk është pak, është kohë e çmueshme. Por, ka ndodhë ajo që është dasht të ndodhë, e drejta është në anën tonë’, është shprehur Haradinaj.

Lirimin e Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka shënuar me fishekzjarre.

COMMENTS