Haradinaj-Ramës: Na ndihmoni ta forcojmë pavarësinë e Kosovës

Haradinaj-Ramës: Na ndihmoni ta forcojmë pavarësinë e Kosovës

Pamje nga zjarri që kaploi lokalin në Velipojë (Video)
Kurti sot fillon – i vetëm – garën për kryetar të VV-së

Dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, tashmë kanë filluar takimin e tyre të përbashkët, përgjatë festës së 28 Nëntorit. Takimi ka filluar sot në Korçë, e më pas, nesër do të vazhdojë në Vlorë. Haradinaj në fjalën e tij ka kërkuar nga udhëheqësit e Shqipërisë që ta ndihmojnë Kosovën për anëtarësim në mekanizmat ndërkombëtarë.

Haradinaj është shprehur se Forcimi i pozitës së Kosovës në Ballkan, mund të përshpejtohet vetëm përmes bashkëpunimit të Kosovës dhe Shqipërisë. Kryeministri kosovar ka deklaruar se me 12 marrëveshjet që sot pritet të nënshkruhen në mes të dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës do të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi në mes të dy vendeve.

‘Kosova ende ka vështirësi në anëtarësimin e mekanizmat ndërkombëtarë, në marrjen e njohjeve. Andaj dua të apeloj që edhe Shqipëria ta ndihmojë Kosovën në anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtarë. Forcimi i Kosovës dhe i yni në Ballkan, përshpejtohet më mirë përmes bashkëpunimit të Kosovës dhe Shqipërisë’, ka thënë Haradinaj.

Tutje në fjalën e tij kryeministri i Kosovës, ka thënë se dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë së bashku plotësojnë ëndrrën euroatlantike të dy shteteve.

Haradinaj ka thënë se qeveria që ai e udhëheq është duke punuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO si dhe shndërrimin e FSK’së në forca të armatosura të Kosovës.

‘Agjenda evropiane e Kosovës është integruar dhe tani është program qeverisës i Kosovës. Anëtarësimi në NATO, aftësimi i forcës sonë, jemi serioz dhe për këtë punë po punojmë me partnerët tanë. Me kohë do ta kemi shndërrimin forcës sonë në forca të armatosura’, ka thënë Haradinaj

Tutje ai është shprehur se luftimi i korrupsionit ende mbetet sfidë për lidershipin kosovarë. Ai ka deklaruar se në dialogun me Serbinë në Bruksel, pjesëmarrëse duhet të jenë edhe SHBA’të.

‘Luftimi i korrupsionit mbete sfidë, kjo e keqe e re e cila e rrezikon Kosovën në shumë drejtime. Na mbetet që të bëjmë më shumë punë rreth logjistikës, infrastrukturës së të bërit biznes. Jemi të vendosur në dialogun me Serbinë. Mendojmë që epilogu i dialogut duhet të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Në dialogun duhet të jenë prezentë edhe SHBA’të.

E ndërkohë në fjalën e tij kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, këtë vit e ka quajtur si vitin e Skënderbeut.

COMMENTS