Haradinaj pritet me nderime të larta në Tiranë

Haradinaj pritet me nderime të larta në Tiranë

Gjoba të rrepta për ndotësit e mjedisit (Foto)
SHBA tërhiqet nga UNESCO

Ramush Haradinaj, kryeministri i Kosovës, është pritur me nderime të larta në Tiranë në vizitën e parë zyrtare në cilësinë e kryeministrit.

Haradinaj është pritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Rama dhe Haradinaj parakaluan para Gardës Ceremoniale pas intonimit të të dy himneve, atij kombëtar dhe atij të Kosovës.

Në agjendën e Haradinajt është parashikuar takimi me Ramën, në ‘Pallatin e Brigadave’, ku do të bëhet edhe takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.

Po ashtu, kreu i Qeverisë së Kosovës pritet të zhvillojë takime edhe me presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

COMMENTS