Haradinaj politikanëve serbë: Përgjigjen e 98-ës do t’ua japim gjithmonë (Video)

Pas vendimit të Gjykatës franceze në Colmar për shtyrje të vendimit për lirimin e tij, Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u është drejtuar mediave dhe bashkatdhetarëve të shumtë që ishin mbledhur për t’i dhënë mbështetje morale.

Haradinaj ka thënë se ky vendim po tregon se është lojë politike, duke theksuar se politika i ka futur duart shumë thellë.
‘Deri më 31 mars ju kanë dhënë kohë Serbisë me dërgua fakte tjera, më 6 prill ballafaqohem edhe një herë me prova e fakte, e tek pastaj vendimi që e kanë dërguar deri ka gjysma e muajit prill’, ka thënë Haradinaj.

Më tej Haradinaj ka theksuar se kemi dhënë një betim, betimin që jemi shqiptarë dhe se të drejtës tonë do t’i rrimë besnik gjithë kohën me çka do që lypet.

‘Vuçiqit, Daçiqt, Nikoliqit atë përgjigje që ua kem dhanë në 98-ën qat përgjigje do tua japim gjithmonë’, ka thënë Haradinaj.

COMMENTS