Haradinaj për kthimin e Donikës: Ajo ka përvojë në tema politike

Haradinaj për kthimin e Donikës: Ajo ka përvojë në tema politike

Donika Kadaj-Bujupi nuk përkrahu kryetarin e VV-së Albin Kurti por as nuk shkoi me grupin e të pakënaqurve në VV e që nga dje formuan Grup të ri parlamentar.

Kadaj-Bujupi zgjodhi që të kthehet aty ku ka qenë. Në partinë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, që aktualisht është shef i ekzekutivit.

Këtë kthim të bashkëpunëtores së tij shumë vjeqare e ka gëzuar kryeministrin e vendit. Sipas tij deputetja Kadaj-Bujupi ka përvojë në tema politike.

‘Donikës i kam uruar mirëseardhje kemi rrugëtuar për një kohë të gjatë bashkë janë procese të ndjeshme në vend, nevojitet roli i secilit dhe Donika ka përvojë në tema politike’, tha Haradinaj.

Ndërsa kur u pyet nëse deputetja më e re e AAK-së ka kërkuar ndonjë post ministror apo ndonjë favor tjetër , Haradinaj tha se Donika Kadaj-Bujupi nuk ka pasur asnjë kërkesë të çfarëdo natyre përveç se siç i ka thënë ajo, i është pamundësuar veprimi në VV pas ndryshimeve që kanë ndodhur.

‘Ajo nuk ka ba ndonjë kërkesë është deputete të çfarëdo natyre qoftë vlerësimi i saj ishte ‘du me dhanë kontribut; e që është pamundësu në organizatën ku ishte me këto ndryshime që ndodhën dhe ka besuar me vazhdu kontributin me neve’, tha kryeministri Haradinaj.

Donika Kadaj-Bujupi për shumë vjet ka qenë anëtare e AAK-së dhe deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e kësaj partie.

Me kthimin e saj në AAK, partia e kryeministrit i ka 11 deputetë në Parlament.

COMMENTS