Haradinaj paraqet programin qeverisës për vitin 2017-2021

Haradinaj paraqet programin qeverisës për vitin 2017-2021

Kremlini: Fox News të kërkoj falje për komentet se Putini është ‘vrasës’
Sonte në mesnatë mbyllet afati për koalicione

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për vitin 2017-2021, ka folur edhe për çështjen dialogut me Serbinë, procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, liberalizimin e vizave për Kosovën dhe shumë çështje të tjera.

Sa i përket sundimit të ligjit, Haradinaj tha se objektiv i Qeverisë është që rrjetet kriminale të ballafaqohen me fuqinë e shtetit ligjor, duke ndryshuar kornizën ligjore në fushën penale dhe do të zhvillojmë rishikimin e plotë dhe funksional të sektorit të sundimit të ligjit, institucionet do të reformohen në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe në luftën kundër terrorizmit , ndërsa menaxhimi i kufirit të shtetit të arrijë në standardin evropian.

Sipas tij, pagat në sektorin publik do të jenë në linjë me rritjen e produktivitetit të ekonomisë së vendit dhe janë afër zgjidhjes së problemit me energji elektrike.

Ai shtoi se gjatë kësaj kohe do përmbyllin dialogun e Serbisë, duke ndodhur njohja reciproke.

‘Do të zbatojmë në tërësi marrëveshjen e MSA-së. Për një kohë të shkurtë do t’i liberalizojmë vizat. Kosova pa asnjë dilemë synon anëtarësimin në NATO

Ne do ta transformojmë FSK-në në ushtri me bashkëpunim të ndërkombëtarëve’, tha ai.

COMMENTS