Haradinaj para organeve të drejtësisë në Francë (Foto)

Haradinaj para organeve të drejtësisë në Francë (Foto)

Thaçi: Serbia vazhdon fushatën kundër Kosovës në Interpol dhe Unesco
Plagosen 3 gra në një dasmë në Suharekë

Anëtari i kryesisë dhe njëkohësisht zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, tha se pritet që ‘Haradinaj të dalë të enjten përpara organeve të drejtësisë në Francë’.

Një burim i gjyqësisë në Francë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se hetuesit, të enjten, do të fillojnë shqyrtimin nëse kishte arsye që të mos zbatohej kërkesa për ektradim, posaçërisht nëse ajo është lëshuar për qëllime politike.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar të mërkurën nga policia franceze në Aeroportin e Bazelit, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga policia e Serbisë.

Ndaj arrestimit të liderit të AAK-së ka reaguar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke thënë se I dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, është ndalimi i z.Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë.

Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se po angazhohet për sqarimin e rastit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas ndalimit që i është bërë liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt në Francë. Veseli më në një status në Facebook ka thënë se Haradinaj duhet të lirohet shumë shpejt dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më.

COMMENTS