Haradinaj otohet se shumë shpejt do të krijohet ushtria

Haradinaj otohet se shumë shpejt do të krijohet ushtria

Në ceremonin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës për ‘Epopenë e UÇK-së’, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai u zotua se ushtarët e FSK-së, shumë shpejt do jenë ushtarë të Ushtrisë së Kosovës të cilët do i shërbejnë vendit dhe gjithashtu do jenë përkrah Forcave Euroatlantike.

‘Sot kur para nesh parakalojnë ushtarët e Forcës së Kosovës, në fytyrat e tyre shëmbëllejnë fytyrat e ushtarëve të lirisë. Kjo tokë ka njohur ushtarë e ushtri të rrepta, që nga Dardanët e deri tek ushtria e komandantit legjendar. Ju që po krijoni një imazh të ri të Kosovës me shumë mund dhe sakrifica, me mbështetjen e aleatëve tanë strategjik, së shpejti do të merrni edhe besimin juridik, si Ushtri e Kosovës dhe si anëtare e NATO-së. Është e aftë të mbrojë lirinë e Kosovë dhe të gjithë qytetarëve të saj, të të gjitha komiteteve. Sot ushtarë dhe oficerë, FKS dhe të gjithë ju prezentë, ne mund të kthehemi të nderojmë të rëniet për liri, rënien heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të betohemi për një liri të përjetshme’, ka thënë Haradinaj.

COMMENTS