Haradinaj opozitës: Harroni nëse bëni lojëra

Haradinaj opozitës: Harroni nëse bëni lojëra

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk ka marrëveshje tjetër me Listën serbe përveç marrëveshje për bashkëqeverisje, siç kanë me partitë tjera.

Ai tha se çdoherë ka kërkuar debat, edhe në kohën kur ka qenë deputet dhe kërkesa për mos me pas debat, ka qenë nga VV dhe LDK.

Ky propozim, Haradinaj kujtoj se u votua dhe opozita duhet të harrojë që mund të bëjë lojëra.

“Programi është ky që është, kur të dëshironi të flasim do të vi dhe do ta prezantoj, por jo debat jashtë këtij programi”, tha ai.

Haradinaj shtoi se nuk ka një germë të nënshkruar nga ai që e turpëron familjen e tij dhe shtetin.

COMMENTS