Haradinaj nuk sheh interesim nga askush për zgjedhje të jashtëzakonshme

Haradinaj nuk sheh interesim nga askush për zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk po sheh interesim nga askush për zgjedhje të jashtëzakonshme, pavarësisht se partitë opozita

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk po sheh interesim nga askush për zgjedhje të jashtëzakonshme, pavarësisht se partitë opozitare, LDK-ja dhe VV-ja vazhdimisht po i kërkojnë.

Këtë deklaratë, Haradinaj e dha pas tryezës politike të ftuar nga PDK-ja.

Ai po ashtu është shprehur se nuk sheh ndonjë shenjë për mocion mosbesimi për ta rrëzuar Qeverinë.

Sa i përket tryezës, Haradinaj është shprehur se AAK-ja është e hapur për një platformë të dialogut.

COMMENTS