Haradinaj: Nuk jemi të pashpresë për liberalizimin

Haradinaj: Nuk jemi të pashpresë për liberalizimin

Ambasadori i SHBA’së i reagon Daut Haradinajt
Publikohet lista me 30 kandidatët më të votuar të koalicionit LDK-AKR-Alternativa (Foto)

Kosovarët janë të pashpresë rreth liberalizimit të vizave, kështu mendon kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

‘Unë nuk mendoj që jemi të pashpresë në liberalizim’, tha Haradinaj.

Rreth çështjes së nënshtetësisë shqiptare, kryeministri Haradinaj tha se nuk është kundër.

‘Unë e kam marrë për vete. Nuk kam apliku, por herën e kalume më kanë thanë që dojnë me ma dhanë’, theksoi ai.

Haradinaj theksoi se Qeveria është duke e kryer punën e vet dhe se nuk është duke humbur kohë.

Ndryshe, në një takim me homologun shqiptar, Ilir Meta, presidenti Hashim Thaçi tha sot se nuk pret që Kuvendi i Kosovës të miratojë në një të ardhme të afërt marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, që është kusht nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.

Prandaj, ai kërkoi nga homologu i tij shqiptar, Ilir Meta, që t’i pajisë shtetasit e Kosovës me shtetësi shqiptare si rrugë që kosovarët të dalin nga ajo që ai e quajti ‘izolim klasik’.

COMMENTS