Haradinaj: Nuk harrohen masakrat e Qyshkut dhe fshatrave përreth, të dënohen kriminelët

Haradinaj: Nuk harrohen masakrat e Qyshkut dhe fshatrave përreth, të dënohen kriminelët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po bën homazhe te lapidari i të rënëve në Qyshk, në shënimin e përvjetorit të Masakrës së mbi 100 civilëve,

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po bën homazhe te lapidari i të rënëve në Qyshk, në shënimin e përvjetorit të Masakrës së mbi 100 civilëve, banorëve të fshatrave Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan.

Masakra e Qyshkut është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës, një masakër e plotë civilëve të pafajshëm, të pambrojtur.

Kështu tha Haradinaj dhe shtoi se e vërteta është që kemi plot vende ku pushojnë qindra qytetarë të pafajshëm, të pambrojtur, pra të asaj kohe, të paarmatosur.

Ai tha se masakra e Qyshkut, dëshmon për rrugën e vështirë deri në liri, njëkohësisht për dhimbjen e madhe.

‘Por është edhe një porosi për drejtësinë si vendore, si ndërkombëtare që të vendoset drejtësia, pra të dënohen kryesit e këtyre krimeve ndër më të mëdha që kanë ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë’, tha ai.

Ai vazhdoi me homazhe në fshatin Pavlan, Zahaq e Llabjan të Komunës së Pejës.

Në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan nga forcat serbe janë vrarë dhe masakruar rreth 100 civilë, në mesin e të cilëve kishte edhe banorë të zhvendosur nga fshatrat Vranoc, Raushiq, Batushë, Graboc e Zllapek, që strehoheshin në këto fshatra.

COMMENTS