Haradinaj: Nuk do të humbim kohë për formimin e qeverisë

Qeveria e Kosovës do të ketë flamurin e vet, krahas atij Shtetëror
Zaev arrin në Kosovë, pritet me nderime nga Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ka dhënë nënshkrimin e tij për t`u regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e ardhshme, ka thënë se nuk do të humbet shumë kohë dhe qeveria do të formohet.

Haradinaj ka thënë se besimi i zgjedhur i qytetarëve i obligon të gjithë që të vazhdohet me punë deri në formimin e institucioneve të vendit.

‘Sot i uroj ata që janë zgjedhur për herë të parë. Besimi i zgjedhur i qytetarëve i obligon të gjithë dhe do të vazhdojmë me punë. Me rëndësi që e kemi të caktuar ditën e seancës, atë ditë do të procedojmë në bazë të rendit të ditës. Me sa e di unë në rend të ditës do të jetë zgjedhja e Kryetarit dhe Kryesisë, besoj shumë që nuk do të humbim kohë e do pasojmë me Qeverinë’, ka thënë ai.

COMMENTS