Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë

Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thirrur për sot në orën 13:00 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit nga qeveria, Këshilli

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thirrur për sot në orën 13:00 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit nga qeveria, Këshilli i Sigurisë do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Mbledhja mbahet një ditë pas arrestimit të zyrtarit serb, Marko Gjuriq, i cili kishte pa leje në Kosovë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga kryeministri, presidenti, drejtori i policisë, komandanti i FSK-së dhe ministri i Punëve të Brendshme. Hera e fundit që u mbajt një takim i tillë ishte pas vrasjes së liderit të serbëve të veriut Oliver Ivanoviq më 16 janar.

COMMENTS