Haradinaj mbështet sulmet ajrore në Siri

Haradinaj mbështet sulmet ajrore në Siri

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u është bashkuar shteteve perëndimore duke u rreshtuar me to në sulmin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja ndaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u është bashkuar shteteve perëndimore duke u rreshtuar me to në sulmin ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja ndaj regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Haradinaj i ka quajtur të pafalshme sulmet me arme kimike ndaj civilëve.

‘Kosova i qëndron në krah intervenimit të aleatëve euroatlantik për ta ndalur regjimin e Asadit në Siri. Sulmet me armë kimike ndaj civilëve të pafajshëm janë të pafalshme dhe përpjekja e vendeve demokratike për të vendosur paqe në këtë vend është veprim tejet i nevojshëm’, ka shkruar Haradinaj.

Mëngjesin e hershëm SHBA, Franca, dhe Britania e Madhe kanë sulmuar caqet siriane ku dyshohet se ka armë kimike. Deri më tani Kanada, NATO, dhe Turqia kanë përkrahur këtë veprim të ndërmarrë.

Shteti rus në anën tjetër ka paralajmëruar pasoja për Amrikën, duke mohuar të ketë pasur sulm kimik në Siri.

COMMENTS