Haradinaj: Krijimi i ushtrisë me ndryshime kushtetuese

Haradinaj: Krijimi i ushtrisë me ndryshime kushtetuese

Plani i Thaçit për të shpëtuar nga Gjykata Speciale
150 zyrtarë të lartë kanë deklaruar pasurinë

Kosova ruan një miqësi të mirë me popullin slloven dhe kjo miqësi duhet të vazhdoj. Ky është mesazhi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas pritjes që i bëri zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Republikës së Sllovenisë, Karl Erjavec.

Kryeministri Haradinaj tha se ‘ekziston një klimë e mirë mes Kosovës dhe Sllovenisë për bashkëpunim në shumë fusha. Sllovenia është një ndër investitorët më të mëdhenj në vend dhe Kosova është e interesuar që ta vazhdojë këtë partneritet ekonomik, duke e përmirësuar çdo herë e më shumë balancin e eksportit dhe importit me këtë vend’.

Kryeministri Haradinaj kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Sllovenisë në planin ndërkombëtar. ‘Përkrahja juaj për njohjet e reja, anëtarësimin në INTERPOL, UNESCO, në procesin e integrimit euroatlantik ka domethënie të madhe për ne. Ne jemi një vend euroatlantik – Ky është destinacioni ynë’, tha kryeministri Haradinaj, i cili ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e Kosovës për të respektuar secilin etnitet në vend.

‘Krijimi i ushtrisë së Kosovës me mandat kushtetues, nuk e ndryshon balancin e sigurisë në rajon, për më tepër kontribuon në të’, tha kryeministri Haradinaj.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Sllovenisë, Karl Erjavec, vlerësoi arritjet dhe progresin e madh që është bërë në Kosovë në këto 10 vjet të shtetësisë, duke shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e vendit të tij për bashkëpunimin bilateral në fushën e ekonomisë dhe përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj integruese, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe në udhëheqjen e iniciativave rajonale.

Pjesë e takimit ishin edhe zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ambasadori i Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi dhe ambasadori slloven në Kosovë, Bojan Bertoncelj.

COMMENTS