Haradinaj kërkon nga Japonia mbështetje për UNESCO e INTERPOL

Haradinaj kërkon nga Japonia mbështetje për UNESCO e INTERPOL

Haradinaj u premton pensione me rregull veteranëve të luftës
Hajni shkel me veturë policin duke ikur nga vjedhja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Japonisë në Vjenë, Kiyoshi Koinuma.

Kryeministri Haradinaj shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës, për marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale që ka Kosova me Japoninë. Kosova, bashkë me 10-vjetorin e pavarësisë së saj, shënon edhe 10-vjetorin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Japoninë, e cila e njohu Kosovën vetëm 1 ditë pas shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi ambasadorin Koinuma për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Japonisë për Kosovën, sidomos në sektorin e shëndetësisë.

Kryeministri vlerësoi marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve dhe ka theksuar nevojën e vazhdimit të thellimit të tyre, duke kërkuar që Japonia të vazhdojë të përkrahë Kosovën edhe në agjendën e saj multilaterale, specifikisht për anëtarësim në UNESCO dhe Interpol.

Ambasadori Koinuma e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe theksoi se Japonia do të vazhdoj të jetë mbështetëse e madhe e Kosovës, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë politik.

COMMENTS