Haradinaj falënderon kongresmenin Engel për mbështetje

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar kongresistin amerikan, Eliot Engel për mbështetjen ndaj tij dhe kosovës.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar kongresistin amerikan, Eliot Engel për mbështetjen ndaj tij dhe kosovës.

‘Kosova është me fat që e drejta e saj për të qenë e lirë dhe e pavarur, është kuptuar më mirë se kurrë, nga gardianët e lirisë në Botë, siç janë SHBA dhe BE. Pa këtë përkushtim të tyre, Kosova dhe çdo njëri prej nesh, do të duhej të priste gjatë ta fitonte lirinë e mohuar.

‘Në mesin e atyre që u vunë në anën e të drejtës sonë për jetë dhe liri, është edhe kongresisti Eliot Engel’.
Një falënderim nga zemra për kongresisitin Engel, për SHBA dhe për gjithë të tjerët, për krejt çfarë kanë bërë e po bëjnë, që edhe një popull i vogël, të jetë në mesin e popujve të lirë të Evropës’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Përfaqësuesi demokrat në Kongresin amerikan, Eliot Engel mbajti të mërkurën një fjalim mbi politikën e Shteteve të Bashkuara karshi Kosovës.

Atje, amerikan ka folur edhe për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj ku ka theksuar se është e papranueshme që Serbia po abuzon me Interpolin për të synuar mbajtjen dhe ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës.

COMMENTS