Haradinaj do të padisë Listën Serbe

Arianit Koci, avokati i Ramush Haradinajt, ka bërë të ditur se do të deponohet një padi për shpifje dhe fyerje kundër subjektit politik ‘Lista Srpska’, pas fyerjeve të drejtuara ndaj tij si kriminel.

‘z. Ramush Haradinaj më ka autorizuar që në emër të tij, të deponojë padi për shpifje dhe fyerje kundër subjektit politik, Lista Srpska.

z. Haradinaj dëshiron që çështjet dhe deklarimet me dimension shpifës dhe fyes, të dalin prej fushës politike, dhe të zhvendosen ku e kanë vendin, në Gjykatë.

Ky shtet duhet dhe do të funksionojë, mbi bazën e Kushtetutës dhe Ligjeve të Republikës së Kosovës’, ka shkruar Koci në rrjetin social Facebook.

COMMENTS