Haradinaj bën homazhe para shtatores së Zahir Pajazitit dhe te varri i Ibrahim Rugovës

Haradinaj bën homazhe para shtatores së Zahir Pajazitit dhe te varri i Ibrahim Rugovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe për nder të 28 Nëntorit -Ditës së Flamurit.

Ai e nisi ditën me homazhe para shtatores së Heroit Kombëtar, Zahir Pajaziti.

Haradinaj më pas vizitoi edhe varrin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, nga ku u largua për në Prekaz, raporton Koha.net

Ndonëse ishte paraparë që gjatë ditës të zhvillojë edhe vizita tjera në Pejë, Gllogjan, Junik, Koshare e Gjakovë, kryeministri Haradinaj i anuloi ato për shkak të pjesëmarrjes në një mbledhje përgatitore sot në Korçë.

COMMENTS