Hapet ‘Shtëpia e tifozëve’ në Perros Guirec

Hapet ‘Shtëpia e tifozëve’ në Perros Guirec

Thaçi: Vendimi i CAS, fitore e madhe për Kosovën
Majlinda Kelmendi e para në ranglistën botërore të xhudos (Foto)

Federata Shqiptare e Futbollit ka inauguruar mbrëmjen e së mërkurës ‘Shtëpinë e tifozëve’ në Perros Guirec të Francës. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë të gjithë lojtarët e kombëtares, stafi si dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe zyrtarë të tjerë.
‘Shtëpia e tifozëve’ do të jetë një mundësi për shqiptarët që ndodhen pranë kombëtares, por edhe për banorët e qytezës, për të blerë produktet zyrtare të skuadrës kombëtare, fanella, kapela apo edhe suvenire të ndryshme si varëse çelësash, USB, syze gazmore, shkumësa kuqezi, kapele, me logon e FSHF.
Po ashtu, të ftuar ishin edhe personalitete të Perros Guirec, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë. Një organizim i tillë po përgatitet edhe në Marsejë, ku Shqipëria do të luajë kundër Francës.

COMMENTS