Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Kanadasë

‘Triple-doublet’ e Mossit i japin krah Bashkimit
Me pengesat ndaj sportistëve kosovarë, Serbia i hap telashe të mëdha vetes

Kampioni në fuqi në Formula 1, Lewis Hamilton, arriti të triumfojë edhe në Çmimin e Madh të Kanadasë, duke shënuar kështu fitoren e dytë radhazi pas Çmimit të Madh të Montekarlos.

Britaniku bëri një garë shumë të bukur, ku edhe pse e humbi njëherë kryesimin, arriti ta rimarrë me një strategji të pastër. Ai preku finishin në kohën 1:31:05.296.

Lajm i mirë për Hamilton është edhe dështimi i shokut të skuadrës, gjermani Nico Rosberg. Ky i fundit nuk arriti më shumë se vendi i pestë, duke bërë që diferenca mes tij dhe Hamilton të ngushtohet dukshëm dhe gara tani merr një kthesë tjetër.
Sebastian Vettel e mbylli garën në vendin e dytë, ndërsa Valtteri Bottas arriti të rrëmbejë një vend në podium për Williams.

COMMENTS