‘Halloween’ filloi, Ermali ‘tmerron’ Amin (Video)

‘Halloween’ filloi, Ermali ‘tmerron’ Amin (Video)

31 tetori njihet si ‘Nata e Shtrigave’ apo ‘Halloween’, festë kjo për të cilën ekzistojnë mite të shumta.

Në këtë ditë shumëkush vishen dhe maskohen në atë mënyrë që të frikësojnë njëri-tjetrin.

Ermal Mamaqi ka zgjedhur një tjetër mënyrë që ta frikësojë bashkëshorten e tij, Amarda Toskën në një mënyrë jo fort të këndshme.

Teksa çifti po qëndronte në shtrat, Ermali fillon të filmojë me telefon dhe ia drejton telefonin Amit, pastaj bërtet në atë mënyrë saqë ajo gati sa nuk bie nga shtrati.

‘Halloweeeeen Filloi’… ka shkruar ai mbi video në të cilën ka bërë të ditur se çifti janë duke qëndruar në Londër.

Interesante ishin reagimet e ndjekësve të Ermalit mbi video, të cilët e kritikuan për veprimin, pasi që Ami është shtatzënë dhe kjo gjë mund t’i ndikojë keq tek fëmija.

Halloweeeeen Filloi… @amardatoska ??????

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on

COMMENTS