Një nga projektet më të pëlqyera së fundi është ‘Papuqe Gucci’ nga reperi Gjiko. E veçanta e kësaj kënge ishte pjesëmarrja e aktorit Vedat Bajram
Një nga projektet më të pëlqyera së fundi është ‘Papuqe Gucci’ nga reperi Gjiko.
E veçanta e kësaj kënge ishte pjesëmarrja e aktorit Vedat Bajrami në videoklipin e këngës, ku e shtoi një pjesë të skeqit në këngë.
Në videoklip, Vedati u shfaq në rolin e ‘Sahit Plisit’ dhe u pëlqye shumë nga publiku, saqë tashmë në koncerte ku performon Gjiko është i pranishëm edhe ai.
Në një video që Gjiko ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, dyshja shihen në një koncert në Zvicër, ku të pranishëm ishin numër i madh i publikut.
Bashkë me Gjikon, në skenë u paraqit edhe ‘Sahit Plisi’ i cili me vallëzimin e tij elektrizoi publikun dhe bëri që atmosfera të jetë në maksimum.
COMMENTS