Haliti: S’është i lehtë shfuqizimi i Speciales

Haliti: S’është i lehtë shfuqizimi i Speciales

19 vjet burgim për një vrasje
Hetimi ndaj gjashtë ‘gylenistëve’ po zhvillohet në kryeprokurorinë e Stambollit

Numri dy i Parlamentit të Kosovës, Xhavit Haliti, e sheh si të vështirë iniciativën e deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Haliti ka deklaruar për gazetën ‘Zëri’ se para se të themelohej kjo Gjykatë Kosova ka bërë marrëveshje me Bashkimin Evropian, të cilët i kanë ndarë 300 milionë euro.

‘Shfuqizimi i Speciales nuk është proces i lehtë. Ne si shtet kemi një marrëveshje me Bashkimin Evropian, të cilët kanë ndarë 300 milionë euro për Gjykatën Speciale. Sa e di unë, edhe SHBA-ja ka ndarë një pjesë të mjeteve për Gjykatën. Së treti, Kosova ka bërë një marrëveshje me Holandën sa i përket kësaj çështjeje dhe ky shtet i BE-së e ka miratuar marrëveshjen. Nuk është e lehtë që ne të ndërmarrim hapa, të cilët i prishin gjithë këto marrëveshje’, ka bërë të ditur Haliti.

Por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për REL ka deklaruar se nuk i inkurajon deputetët rreth kësaj nisme, por nëse Kuvendi e aprovon atë do ta nënshkruante si president.

‘Nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për ta sfiduar Gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia’, ka deklaruar në një intervistë për ‘Radion Evropa e Lirë’ presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

COMMENTS