Haliti: Koalicioni PDK – LDK po funksionon

Haliti: Koalicioni PDK – LDK po funksionon

Trump: Do t’i mbrojmë aleatët nga regjimi ‘brutal’ i Koresë Veriore
Turqi – Arrestohen 420 persona në një operacion kundër ISIS-it

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka bërë të ditur se të enjten dhe të premten do të ketë seancë plenare.

Haliti pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, ka bërë të ditur caktimin e seancave të radhës.

‘Dy interpelanca dhe një debat. Interpelanca e kërkuar nga Mustafa është shtyrë për një seancë tjetër për shkak se është zyrtarisht në udhëtim’, ka thënë Haliti.

Gjithashtu Haliti ka folur edhe kthimin e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës duke thënë se ata janë deputet që përfaqësojnë komunitetin serb dhe duhet t’i mbrojnë interesat e tyre.

‘Ne si deputetë u kemi bërë thirrje që të kthehen dhe ky është Parlamenti i Kosovës dhe ata janë deputet të këtij Kuvendi, duhet të vijnë t’i mbrojnë interesat e qytetarëve që i përfaqësojnë dhe i kanë votuar. I dimë problemet dhe pengesat që janë bërë vetë Listës Serbe nga struktura të caktuara për ta penguar Kuvendin e Kosovës, për të penguar miratimin e ligjeve, por shpresoj se edhe ata do e kuptojnë se janë në Kosovë dhe se jetën e kanë bashkë me neve këtu.Shpresoj se edhe ata ta kuptojnë se janë në Kosovë dhe duhet të punojnë bashkë me neve përfshirë edhe ushtrinë. Është sukses i Parlamentit të Kosovës dhe është shumë e mirë për vetë përfaqësuesit e popullit e në veçanti në interes të komunitetit serb në Kosovë që t’i kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Duke qenë prezent në institucione ata mund t’i përfaqësojnë interesat e serbëve, e jo duke qenë jashtë.Ne e kemi një shoqëri multietnike dhe të gjithë janë përfaqësues tanë, dhe duhet të punojmë bashkë’, ka shtuar Haliti.

Gjithashtu nënkryetari i Kuvendit është pyetur lidhur me mundësinë e prishjes së koalicionit qeverisës duke theksuar se nuk ka dëgjuar diçka të natyrës së tillë. Haliti ka theksuar po ashtu se nuk është komente të flasë për këtë dhe se për këto gjëra flasin Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

‘Nuk është Kryesia e Kuvendit që shpallë prishjen e koalicionit,në kushte kur koalicioni është duke funksionuar.Nuk kemi ndonjë problem. Nuk e di a do të ketë zgjedhje të parakohshme, ato bëhen sipas kushtetutës, atëherë kur prishet koalicioni, dhe nuk ka korum. Nëse Qeveria nuk i ka 51 vota atëherë bjen, por edhe nëse bjen ka rrugë tjera kushtetuese që vendi mund të funksionojë të mos e lë vendin pa qeverisje’, ka shtuar Haliti.

Gjithashtu Haliti është pyetur lidhur me mungesën e deputetëve në seanca duke thënë se thirrja për të qenë në seanca ka ekzistuar gjithmonë dhe se ndoshta ata mungesën në seanca e shfrytëzojnë edhe për gjëra të tjera personale.

‘Çdo herë kemi bërë thirrje të vinë deputetët në Kuvend. Është papërgjegjësi por ndoshta kur ata dalin është se e kryejnë ndonjë punë të tyre personale. Kjo ka qenë arsye t’i caktojmë seancat se kur janë për votim, dhe kur për debate’, ka thënë Haliti.

COMMENTS