Halimi premton gjëra të mëdha me Kosovën

Halimi premton gjëra të mëdha me Kosovën

Besar Halimit nuk i është dashur shumë kohë që të vlerësojë se paraqitja për përfaqësuesen e Kosovës në futboll është gjëja e duhur për të. Mesfush

Besar Halimit nuk i është dashur shumë kohë që të vlerësojë se paraqitja për përfaqësuesen e Kosovës në futboll është gjëja e duhur për të.

Mesfushori Halimi ka lindur në Gjermani dhe ndihet gjerman po aq sa kosovar. Ai është krenar që ka luajtur për të rinjtë e Gjermanisë, por pas paraqitjes së parë me Kosovën ka ndierë se është në vendin e duhur. Halimi 23-vjeçar është i bindur se Kosova do të arrijë suksese të mëdha, shkruan Koha Ditore.

Mesfushori ofanziv aktualisht po luan te Brondby në Danimarkë, i huazuar nga Mainzi i Gjermanisë. Ka luajtur për U-18 e U-19 të Gjermanisë, ndërsa në vitin 2015 debutoi me Kosovën.

‘Jam lindur në Gjermani dhe ndihem i barabartë, sa gjerman aq edhe kosovar. Ishte nder i madh që të luaja për të rinjtë e Gjermanisë, e kam veshur fanellën gjithnjë me krenari. Por prindërit e mi janë nga Kosova dhe kur përfaqësuesja luajti miqësore me Eintracht Frankfurtin u ftova nga trajneri i ekipit nacional. Vetëm kam dashur të shikoj ekipin dhe përfaqësuesen, por pas ndeshjes së parë ishte menjëherë e qartë për mua se dua të luaj për Kosovën në të ardhmen. Jam i bindur se diçka e madhe do të vijë nga Kosova dhe dua të kontribuoj për të. Natyrisht, ne jemi vetëm në fillim dhe duhet të rritemi në të gjitha anët. Por po bëhet mirë e më mirë’, ka thënë Halimi në një intervistë të gjatë për versionin gjerman të sajtit të njohur ‘goal.com’.

COMMENTS