Halil Matoshi hyn në AAK

Analisti politik dhe gazetari shumëvjeçar Halil Matoshi, ka vendosur që t’i bashkohet politikës. Matoshi gjatë ditës së sotme ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt.

Zyra për media e AAK-së ka njoftuar se Matoshi do të aderojë sot në partinë e Haradinajt.

‘Halil Matoshi i bashkohet AAK-së. Konferenca mbahet në Selinë Qendrore të AAK-së në ora 12:00’, thuhet në njoftimin e AAK-së.

COMMENTS